Dje bankës në Prishtinë ju vodhën 17 mijë euro, por fatin e keq e kishte edhe një klient rasti

Kronikë e zezë

Dje bankës në Prishtinë ju vodhën 17 mijë euro, por fatin e keq e kishte edhe një klient rasti

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 10:16
ilustrim

Duke e kërcënuar me armë arkatarin e bankës grabitësit nga arka kanë marrë rreth 17.000 euro, kurse 175 euro ia kanë grabitur një klienti të bankës.

Policia njofton se në grabitjen e armatosur që ndodhi dje pasdite në filialin e një banke në lagjen “Veternik” në Prishtinë janë grabitur 17,000 euro.

Sipas Policisë, në këtë grabitje kanë marrë pjesë tre persona të panjohur, të cilët ishin të maskuar dhe të armatosur.

Duke e kërcënuar me armë arkatarin e bankës grabitësit nga arka kanë marrë rreth 17.000 euro, kurse 175 euro ia kanë grabitur një klienti të bankës.

Grabitësit më pas janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë “VW Golf II” me targa lokale.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat