Grabitet me armë makina me lekë e një banke në Tiranë

Kronikë e zezë

Grabitet me armë makina me lekë e një banke në Tiranë

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 14:09
Ilustrim

Një grabitje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije për median se grabitësit kanë i kanë dalë para një makine të një banke, e cila ka qenë duke transferuar para për në Rinas.

Mësohet se grabitja ka ndodhur në afërsi të Universitetit ‘Epoka’, ku ata kanë mundur të marrin një shumë të madhe parash.

Gazeta Express ka mësuar se shuma e grabitur dyshohet të jetë shumë  e madhe.

Autorët mësohet se kanë qenë disa persona, pasi policia është vënë në ndjekje të dy makinave, të cilët i kanë ndryshuar gjatë rrugës për të humbur gjurmët.

Pasi kanë ndaluar makinën e blinduar të bankës, autorët kanë qëlluar me armë dhe kanë mundur të marrin lekët. Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa janë gjetur të djegura dy makinat tip ‘Range Rover’, ndërsa makina në të cilën janë grabitësit me lekët dyshohet se është tip ‘Seat’ gri.

Policia është vënë në ndjekje, si dhe ka ngritura disa postblloqe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat