Grabitjet - Itali, dy shqiptarë kapen me 50 000 euro bizhu e diamante të vjedhura

Kronikë e zezë

Grabitjet - Itali, dy shqiptarë kapen me 50 000 euro bizhu e diamante të vjedhura

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 23:02
Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë

Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane për grabitje të shumta, rezistencë në publik dhe lëndime personale.

Në pranga përfunduan shqiptarët me iniciale L.G, 44 vjeç i papunë dhe X.B, 35 vjeç, me profesion murator, të dy banues në Porto Sant’Elpidio.

Ata u arrestuan në flagrancë pasi grabitën një shtëpi në Massa Fermana bashkë me një person të tretë, ku kishin vjedhur bizhuteri ari dhe u larguan me një makinë gjithashtu të vjedhur disa ditë më parë në Montegiberto.

Kur policia u vu në ndjekje të tyre, ata braktisën makinën dhe u përpoqën të iknin në këmbë, por më kot.

Image

Gjatë përpjekjes për arrestimin, pati edhe dëmtime të lehta tek policisë. Shqiptarët janë dërguar në burgun Fermo dhe pritet të njihen me masën e sigurisë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në banesat e tyre janë gjetur 58 bizhuteri ari, gjashtë diamante, katër orë me vlerë dhe rreth një mijë euro para të gatshme.

Sendet e grabitura kapin një vlerë totale prej rreth 50,000 euro, të ardhura si pasojë e vjedhjeve në kryera në krahinat e Fermo dhe Macerata.

Pasuria e vjedhur është konfiskuar në mënyrë që t’u kthehet pronarëve të ligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat