Sherr me gruan, shqiptari në Itali vdes sapo del nga shtëpia

Kronikë e zezë

Sherr me gruan, shqiptari në Itali vdes sapo del nga shtëpia

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 19:40
Ervin Myrtaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Italim ku një shqiptar ka humbur jetën.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, viktima është 36-vjeçari Ervin Myrtaj, nga Tirana.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Xhenova në Italisë, ku i riu shqiptar është gjendur i pajetë brenda në automjetin e tij.

Ka qenë bashkëshortja që e ka gjetur atë të pajetë, teksa ky i fundit sapo kishte dalë nga shtëpia.

Të dhënat e para flasin për atak kardiak, ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin motivet e ndarjes nga jeta të 36-vjeçarit.

Por siç raportojnë mediat e shtetit fqinj, shqiptari ka bërë një sherr me bashkëshorten në shtëpi dhe në nerva e sipër ka zgjedhur të dalë për të shfryrë dyfin, por pak minuta më vonë, ka pësuar atak kardiak, duke humbur edhe jetën.

Vdekja e të riut, e çon në katër numrin e shqiptarëve që kanë ndërruar jetë brenda pak ditësh në Itali. Të dielën, dy vajza shqiptare mbetën të vdekura në një aksident pranë Romës, ndërsa dy ditë më parë një 21-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat