Nxënësit tetovar ia shkulin dy dhëmbë për një femër

Kronikë e zezë

Nxënësit tetovar ia shkulin dy dhëmbë për një femër

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 17:46
ilustrim

Dje rreth orës 15 e 30 min, nxënësi 17 vjeçar në shkollën e mesme ekonomike “8 shtatori”, së bashku me babain e tij, kanë lajmëruar dhunë që ditën rreth orës 11 e 30 min në oborrin e shkollës është kryer nga dy nxënës tjerë të kësaj shkolle.

Pas zënkës, për shkak të keqkuptimeve rreth një femre, e cila ka nisur në karrigen ku është ulur në pushimin e vogël, fillimisht njëri e pastaj tjetri iu janë vërsulur ngritësit të padisë, duke e goditur në trup dhe fytyrë, ku i kanë sjell dëme të dukshme, ndërsa ia kanë thyer edhe dy dhëmbë. Kanë reaguar nga shërbimi për sigurim dhe i kanë ndarë.

Nxënësi i lënduar është drejtuar në Spitalin Klinik në Tetovë për ndihmë mjekësore dhe për vërtetimin e shikimit dhe karakterit të lëndimeve të cilat janë foto dokumentuar.
Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat