Tmerri i shoferëve, kush është polici rrugor që drejtonte rrjetin e prostitutave në Tiranë

Kronikë e zezë

Tmerri i shoferëve, kush është polici rrugor që drejtonte rrjetin e prostitutave në Tiranë

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 13:21
Polici rrugor, Elton Shtrepi, që drejtonte rrjetin e prostitutave në Tiranë

Ditën e djeshme Policia e Tiranës nën operacionin e koduar “Free Taxi” ka arritur të shkatërrojë një rrjet prostitucioni në Tiranë. 

Ky rrjet mësohet se drejtohej nga një polic. Policia gjithashtu arrestoi, 4 taksistë, prostituta dhe tutoret e tyre.

Sipas policisë, të arrestuarit për të ushtruar prostitucionin i çonin femrat kryesisht në hotele në zonën e Liqenit, Kasharit dhe Kombinatit.

Por kush është polici rrugor, Elton Shtrepi?

Ai ka lindur në Berat, është i martuar dhe baba i një vajze. Prej disa kohësh ushtronte detyrën e punonjësit të Policisë Rrugore pranë Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë.

Por, jo vetëm kaq, “shef” Eltoni ka qenë makthi i shoferëve në rrugë. Shumë shoferë janë ankuar për të, pasi u vendoste gjoba kot edhe kur shoferët ishin me të drejtë.

Ai mbulonte zonën e Unazës, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, madje shumë herë makinat i ka tërhequr me karrotrec edhe kur nuk kishte tabelë për ndalim qëndrimi.

Gjithashtu një tjetër i arrestuar është nga Berati, bëhet fjalë për Albion Todri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat