Kërcënoi ambasadorin amerikan në Facebook, padi penale për shkupjanin

Kronikë e zezë

Kërcënoi ambasadorin amerikan në Facebook, padi penale për shkupjanin

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 16:37
Ilustrim

Sektori për krim kibernetik dhe forenzikë digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër T.T. 34 vjeçar nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “shëmtim i imazhit të shtetit të huaj”.

Siç raportoi MPB, i dyshuari gjatë periudhës 14-16 prill të vitit të kaluar nga Facebook profili i tij në disa raste deri te profili i Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë ka komentuar gjëra të pahijshme dhe ka dërguar kërcënime indirekte ndaj përfaqësuesi diplomatik të SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë dhe ndaj familjes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat