Arrestohen tre persona për grabitjen e një farmacie në Suharekë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona për grabitjen e një farmacie në Suharekë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 14:33
Ilustrim

Pas një pune intensive hetimore, është bërë i ditur identiteti i tre të dyshuarve të cilët me datën 03 shkurt, rreth orës 20:45 minuta, dy prej tyre të maskuar dhe të armatosur me thika, kanë hyrë në barnatoren “Vjosa Farm” dhe nën kanosje serioze kanë grabitur arkën e farmacisë dhe kanë ikur në drejtim të kompleksit banesor “Fidanishte”., ka bërë të ditur policia.

Sipas hetuesve të cilët e kanë trajtuar rastin, thuhet se aty i ka pritur i dyshuari i tretë me një automjet të llojit BMË.

Gjatë intervistave veç e veç, në prani të avokatëve mbrojtës është kuptuar deri në detale se si është kryer grabitja.

Për rezultatin e hetimeve është informuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimet mbi ndalimin e grabitësve. Po ashtu, në cilësi të provës materiale është sekuestruar edhe vetura e dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat