Shqiptarja mes pellgut të gjakut, e qëlluar me plumb në gjoks, ende mister shkaqet

Kronikë e zezë

Shqiptarja mes pellgut të gjakut, e qëlluar me plumb në gjoks, ende mister shkaqet

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 12:08
Ilustrim

Një grua shqiptare, 46-vjeçare është transportuar në gjendje kritike për jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në Valleluce, provincë pranë Lazios.

Mediat italiane, raportojnë se gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur është gjetur mes pellgut të gjakut dhe nga hetimet e para ka një goditje plumbi me armë zjarri në pjesën e gjoksit.

Gruaja u transportua me urgjencë në Santa Scolastica, por mjekët janë shumë të rezervuar për gjendjen e saj, pasi goditja është serioze dhe plaga shumë e thellë.

Policia nuk ka dalë ende me një version zyrtar për ngjarjen, thotë se po heton edhe mbi një tentativë vetëvrasje, por pa përjashtuar të tjera pista. Për këtë po pritet edhe dokumentimi i dëshmisë së shokut të saj.

Ka qenë një telefonatë e bërë nga shoku i gruas që njoftonte për ngjarjen e rëndë dhe kërkonte ndihmë.

Stacioni i policisë lokale, koordinuar nga Major Silvio De Luca ka dëgjuar për një kohë të gjatë burrin (i cili është aktualisht nën hetim për mbajtje arme pa leje) dhe pritet të dalë me një përfundim shumë shpejt.

Sipas hetimeve dhe nga sa ka treguar burri duket se ajo ka tentuar të vrasë veten pas sherreve në familje, por dinamika e ngjarjeve nuk është zbardhur. Rezultatet e hetimeve të kryera do të shërbejnë për të larguar çdo dyshim në lidhje me sa ka ndodhur/

Burri po mbahet i shoqëruar, pasi ka dyshime lidhur me dëshminë e tij. Ai do të duhet të shpjegojë se pse mbante një armë të kalibrit 22 të pa deklaruar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat