Nënë e bir tentuan të mbysin kryefamiljarin në Lushnje, dëshmitari: Mirë ja bënë...

Kronikë e zezë

Nënë e bir tentuan të mbysin kryefamiljarin në Lushnje, dëshmitari: Mirë ja bënë...

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 15:18
Enver Cani

Ditën e sotme policia bëri me dije se në Lushnje, djali bashkë me nënën dhunuan babanë dhe tentuan ta vrisnin. 

Mësohej se policia ka vuri në pranga autorët por nuk bërë të ditur motivet.

Një bashkëfshatat i Enver Canit, kryefamiljarit të dhënuar , ka folur për JOQ duke thënë që Enver Cani e ka merituar dhunën nga i biri i cili sipas tij është me probleme me mendore dhe nga gruaja.

Sipas dëshmitarit, i dhunuari Enver Cani është një person problematik, që vetëm ka rrahur, zhdëpur në dru e u ka marrë gjithë paratë e pensionit të paaftësisë mendore të gruas, gjatë gjithë kohës që kanë qenë të martuar bashkë, duke e lënë atë pa asnjë qindarkë.

“Jam një bashkëfshatar i asaj familje që gruaja me gjithë djalin kanë dhunuar. Enver Cani atyre ua ka nxirë jetën. Ai i ka turpëruar dhe dhunuar në mënyrat më të ndryshme. Shkonte ju merrte pensionin, sepse gruaja ka vite që vuan mendërisht. Kanë edhe një vajzë të paralizuar.

Ai u merrte pensionin dhe gruaja nuk shihte asnjë qindarkë me sy, por ajo grua kurrë s’i ka bërë keq njeriu. Enver Cani e ka të shënuar emrin në polici dhe nga komshijtë për ushtrim dhune.
Një rast ka ndodhur që dhe mua personalisht ka tentuar të më godasë me sfurk, por është ndaluar me shpejtësi nga djali i tij. Ka dhunuar një djalë të ri, dikë tjetër e ka qëlluar me një dru mbas kokës. Thjeshtë nënës dhe djalit nuk u ka duruar më shpirti. Zotëria ka 3 lopë në shtëpi që gruaja e sëmurë dhe djali kujdesen”, – thotë bashkëfshatari i Enver Canit.

Ai shton më tej se në policinë e Lushnjes ka të paktën 8 denoncime ndaj Enverit, i cili i ka bërë 1000 të zeza familjes së tij.

Thjesht kemi shtet të qelbur që i le të lirë njerëzit injorantë si ai. Fajtori kryesor është shteti që nuk e ndaloi dhe nuk e ndëshkoi asnjëherë zotërinë në fjalë. E la të lirë dhe ia mbylli çështjet kundrejt lekëve. Djali, i cili u dhunua nga ai ka qëndruar një muaj në reanimacion. Më vjen keq që ai djalë në moshën 26 vjeç të dënohet dhe të pështyhet nga e gjithë Shqipëria, kur në fakt ai është viktima në këtë mes”,-shkruan bashkëfshatari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat