Tragjedi në Itali, ja kush janë vajzat shqiptare që vdiqën në aksident

Kronikë e zezë

Tragjedi në Itali, ja kush janë vajzat shqiptare që vdiqën në aksident

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 13:09
Ambra Shailiani dhe Gjesika Gjinaj, foto të publikuara nga “Ilmessaggero”

Mëngjesin e sotmën një aksident i rëndë ka ndodhur në komunën e Guidonës në afërsi të Romës ku raportohet të kenë humbur jetën 4 persona dy prej tyre shqiptarë.

Mësohet se në automjet po udhëtonin 4 të rinj, 2 italianë dhe 2 vajza nga Shqipëria.

Mediat italiane shkruajnë se automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur duke shkaktuar vdekjen e 2 vajzave shqiptare dhe 2 italianëve.

Viktimat janë Ambra Shailiani, 18 vjeçe, shqiptare me banim në Albuzzione të Italisë, Gjesika Gjinaj, 19 vjeçe; shqiptare me banim në të njëjtën zonë; Federico Baldi., 19 vjeç nga Tivoli dhe Riccardo Murdaca, 19 vjeç, po Tivoli, i cili ngiste makinën.

Itali, aksident me 4 të rinj të vdekur, dy prej tyre shqiptarë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat