Grabitje me armë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Ferizaj, arrestohen dy persona

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 11:42
Ilustrim

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, lidhur me një rast të datës 27 janar, kur nën kërcënimin e armës iu grabitën 5 mijë euro një punëtorit në kazino.

“Pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt, dje  kanë arrestuar  dy persona të  dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitje me armë”.

Ngjarja ka ndodhur me  27.01.2017 rreth orës 21:17 minuta në kazinon ,,ACT” e cila gjindet në rrugën ,,Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku të dyshuarit ,  A.T. (m/ sh/k  30 vjeç) dhe L.T.(m/sh/k 20 vjeç) , kan hyrë me forcë në lokalet e kazinos dhe  nën kërcënim të armës nga viktima-punëtori i kazinos kishin marrë rreth 5.000  Euro  dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë intervistimit,të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës,në tërësi kan pranuar veprën për të cilën akuzohen.

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”- thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat