Janë vjedhur 100 mijë euro nga një fabrikë e mobiljeve në Tetovë

Kronikë e zezë

Janë vjedhur 100 mijë euro nga një fabrikë e mobiljeve në Tetovë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 10:28
Ilustrim

Një banor i Reçicës së Madhe në Tetovë, i moshëps 48-vjeçare, dje ka paraqitur në policinë e Tetovës se nga zyra e ndërmarrjes së tij për prodhimin e mobiljeve janë marrë rreth 100 mijë euro në apoenë të ndryshme, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas paraqitjes së pronarit, vjedhja e rëndë sipas të gjithja gjasave është kryer natën ndërmjet të dielës (29:01) dhe të hënës (30.01) nga kryes deri tani të panjohur me ç'rast në mënyrë të pakonfirmuar deri në fund ata e kanë hapur derën e zyres së fabrikës që ndodhet në dalje të Tetovës drejt Gostivarit dhe arkën e metalit që ka qenë brenda nga ku i kanë marrë paratë dhe të pavërerjtur ngha askush janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas paraqitjes së marrë, policia ka kryer ekspertizë të plotë, është biseduar me pronarin dhe disa persona të tjerë të punësuar në ndërmarrje, ndërsa bisedat edhe me persona të tjerë do të vazhdojnë edhe sot, paralajmëroi Josifovski.

Ai theksoi se policia po punon intensivisht në ndriçimin e rastit dhe zbulimin e kryerësve të mundshëm, si dhe në konfirmimin e mënyrës së saktë se si është hyrë në zyre dhe si është hapur arka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat