Elbasan, konfiskohen 30 kg hashash, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Kronikë e zezë

Elbasan, konfiskohen 30 kg hashash, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 09:25
ilustrim

Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas operacionit të koduar “Administratori” të ndërmarrë nga forcat e policisë së Elbasanit, ku janë sekuestruar 30 kg hashash.

Në pranga përfunduan Flori Kuqja, 35 vjeç, dhe Enver Dobra, 27 vjeç, nga fshati Shalës i Cërrikut, si dhe Fatos Serani, 37 vjeç nga Berati. 

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur 27-vjeçari T.K. dhe 29-vjeçari Xh.K., që të dy banues në fshatin Shalës të Cërrikut. Arrestimi i shtetasve të mësipërm ka ardhur pas një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit Flori Kuqja, ku u gjet sasia e lëndës narkotike, ndërsa nga veprimet hetimore rezultoi se ajo i përket këtyre shtetasve. 

Tashmë ata akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat