Polici plagos ish-gruan në Prishtinë

Kronikë e zezë

Polici plagos ish-gruan në Prishtinë

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 12:50
ilustrim

(E plotësuar) - Një polici i Kosovës ka plagosur ish-gruan e tij sot rreth orës 10:00 në rrugën “Xhavit Ademi” në Prishtinë.

I dyshuari me inicialet A.G ka plagosur ish-gruan me inicialet B.C.

Sipas familjes së viktimës, ajo tashmë është në spital duke u operuar.

Mjekët kujdestar në emergjencë kanë thënë, se e plagosura është jashtë rrezikut për jetë, por se dyshohet ta ketë humbur njërin sy.

Hetuesit policor kanë thënë se i dyshuari tashmë është ndalur në polici, ndërsa familja e viktimës kanë treguar se ky çift ishin ndarë para 6 muajsh dhe se kishin pasur vazhdimisht probleme ndërmjet vete.

Plagoset një femër me armë zjarri në Prishtinë

Sot rreth orës 09:30 minuta në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, viktima është femër dhe ka pësuar lëndime. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju njoftojë se me datë 04.02.2017 rreth orës 09:30 ka ndodhur një rast plagosje në Prishtinë. Viktima është një femër K-shqiptare, kurse i dyshuari është mashkull K-shqiptar. Njësitë policore kanë dal ne vendin e ngjarjes e gjithashtu edhe ambulanca e cila e ka dërguar viktimën në emergjencë në QKUK. Njësitet relevante janë duke kryer procedurat hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë Daut Hoxha.

Sipas burimeve të mediave, ky ka qenë konflikt familjar ku burri ka plagosur gruan e tij, por nuk dihet shkaku që ka çuar deri te incidenti.

Lexuesit kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Toukbahqe, konkretisht në rrugën ”Bledi”- në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat