Vdekja e historianit, tezja: Marian Levanti na shkatërroi, kush ka vrarë të vritet!

Kronikë e zezë

Vdekja e historianit, tezja: Marian Levanti na shkatërroi, kush ka vrarë të vritet!

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 16:39
Altin Kocaqi

Vrasja e Altin Kocaqit, vëllait të historianes Elena Kocaqi i cili u godit për vdekje nga kunati i tij, tashmë në burg, Marian Levanti nuk do të mbetet më kaq.

Kështu ka deklaruar tezja e viktimës e cila deklaron se është në hasmëri më ne për shkak se donte të vriste 3 persona të asaj familje.

“Marian Levanti na shkatërroi si familje. Tentoi të vriste 3 vetë, por është në hasmëri me ne!”

“Shteti duhet të ndërhyjë, të ndëshkojë Leventin. Kush ka vrarë të vritet. E ëma e Altinit, Qania (motra ime) është ende sëmurë pasi ka plagë në qafë dhe në gjoks. Feriti, i ati është plagosur në krah.”, rrëfen për ‘News24’ mes lotësh e afërmja e viktimës, i cili sot u përcoll për në banesën e fundit. 

Mësohet se Altin Kocaqi pas goditjes me thikë kishte marrë plagë në stomak dhe mushkëri, ndërsa ditët e fundit shfaqi komplikacione të cilat i kushtuan dhe jetën.

Kocaqi ishte një studiues i njohur historisë së gjuhës shqipe. Ai ishte pjesë e rregullt e emisioneve televizive dhe së fundi kishte botuar edhe librin e tij “Dokumente historik gjuhësore, vendi i shqipes në gjuhët europiane” si edhe i librit “Vëllazërimi ndërfetar në Maqedoni”.

NGJARJA

Plagosja ndonjë mbrëmjen e 21 dhjetorit 2016 në zonën e Unazës së Re në Tiranë, kur Marjan Levanti ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes Elena Levanti dhe pasi është takuar me djalin 7-vjeçar, është fshehur poshtë një krevati në një prej dhomave të katit të dytë, me qëllim që ta takonte atë dhe t’i kërkonte që të bashkoheshin sërish.

Në momentin kur Elena Levanti (Kocaqi) ka hyrë në shtëpi dhe ka parë dikë të fshehur poshtë krevatit ka bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë pasi është trembur. Duke qenë se në katin e parë të vilës katër-katëshe, banonin prindërit e ish-gruas, ata kanë dalë dhe janë përballur me ish-dhëndrin. 

Pasi iu ka kërkuar të ndërmjetësonin për t’i ribashkuar me Elenën dhe duke mos marrë miratimin e tyre, Marjan Levanti ka rrëmbyer një thikë, duke plagosur fillimisht ish-vjehrrin Ferit Kocaqi, ish-vjehrrën Qanie Kocaqi dhe ish-kunatin Altin Kocaqi.

Pas ngjarjes, Marjani u largua dhe u kap nga policia i fshehur në katin e sipërm të një pallati që po ndërtohej. Ndërkohë për shkak se ka tentuar disa herë të vetëvritet, së fundmi, edhe ne qelitë e izolimit, Marjan Levanti do t’i nënshtrohet ekzaminimit psikik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat