Arrestohen për drogë, Këshilltari i Lidhjes së Veriut dhe miku shqiptar

Kronikë e zezë

Arrestohen për drogë, Këshilltari i Lidhjes së Veriut dhe miku shqiptar

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 18:09
Këshilltari i Lidhjes së Veriut dhe miku shqiptar

Maurizio Agositini, Këshilltari bashkiak i Partisë Lidhja e Veriut, në komunën Mattarello në provincën e Trentos, është arrestuar nga policia italiane së bashku me mikun e tij shqiptar Stefan Dushku.

Në makinën me të cilën ata po udhëtonin e tipit Hyundai Atos, janë gjetur 300 gramë kokainë e pastër, e konfeksionuar në 3 pako dhe me një vlerë në treg prej 60-70 mijë euro.

Arrestimi i tyre u bë pasë një kontrolli të policisë rrugore në autodstradën A22 Trento Jug.

Shqiptari Stefan Dushku rezulton pa një adresë banimi në Itali, por i pajisur me leje qëndrimi të përkohshme.

Menjëherë pas lajmit të arrestimit të këshilltarit të Lidhjes së Veriut, sekretari i kësaj force politike për rajonin e Trentos, Maurizio Fugatti me një deklaratë zyrtare informon se Maurizio Agostini përjashtohet nga radhët e partisë Lidhja e Veriut.

“Kush përfshihet në akte të tila nuk ka lidhje me frymën e principet e Lidhjes së Veriut, e cila çdo dtië me aksione politike lufton kundër krimit, konsumit të drogës e trafikimit të saj”, përfundon kjo deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat