Tmerr në Tiranë, vajza bie nga kati i pestë

Kronikë e zezë

Tmerr në Tiranë, vajza bie nga kati i pestë

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Një vajzë në Tiranë ka rënë nga kati i pestë i banesës ku jetonte dhe ndodhet në gjendje kritike.

Ngjarja ka ndodhur dje, ku rreth orës 13:00, në rrugën “Agush Gjergjevica”, te banesat sociale në Shkozë, ka rënë nga kati i pestë i banesës 29-vjeçarja I.Xh., e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Nga hetimet e para, rezulton se e reja ka pasur probleme mendore. Nuk dihet nëse 29- vjeçarja ka rënë aksidentalisht, apo bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasje. Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat