Kishte marrë ushqime me listë, babë e bir mbajnë peng 41-vjeçarin

Kronikë e zezë

Kishte marrë ushqime me listë, babë e bir mbajnë peng 41-vjeçarin

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 11:03
Ilustrim

Një 41-vjeçar është mbajtur për disa orë peng, nga pronarët e një dyqani, ku kishte marrë ushqime veresie. Policia e Tiranës thotë se është arrestuar në flagrancë Erjon Basha, 32 vjeç.

Për babain e të riut, 71-vjeçarin Q. Basha ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Sipas policisë së kryeqytetit, në rrugën “Sami Frashëri” ata kanë mbajtur pa dëshirën e tij, 41-vjeçarin D. P.

Babë e bir nuk e kanë lejuar të dalë nga dyqani i tij, deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 lekësh, shumë të cilën 41-vjeçari iu detyrohej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat