Një aksident fatal sot në mëngjes rreth orës 10:00 i ka marrë jetën një 34 vjeçari shqiptar që jetonte në San Marino (Murata) të Italisë me dokumente të rregullta.
Viktima është Morsi Gjezi, i cili ka ndërruar jetë në vend.
Shqiptari po udhëtonte në autostradën e San Marinos me një automjet të ngarkuar me rreth 20 ton mbeturina të ngurta, teksa u përplas në bordurën mbrojtëse anësore.
Mediet italiane shkruajnë se shqiptari po udhëtonte me mjetin e rëndë, ndërsa e dashura e tij po udhëtonte me një mjet dhe ishin përshëndetur disa minuta më herët se të ndodhte aksidenti tragjik.
U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të nxjerrë trupin e pajetë nga pirgu i mbeturinave. Aksi rrugor u bllokua për disa orë në drejtimet e tij, derisa u pastrua rruga nga mbeturinat e shumta.