Çmenduria e kushërinjve shqiptarë që rrezikojnë 15 vite burg

Kronikë e zezë

Çmenduria e kushërinjve shqiptarë që rrezikojnë 15 vite burg

Më: 31 janar 2017 Në ora: 10:24
Personat në pjesën e pasme të furgonit,

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafikun ndërkombëtarë të emigratëve.

Me kërkesë të Antimafias së Milanos, në prangat e policisë së Ventimiglia kanë përfunduar 18 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Në total, autoritetet kanë ekzekutuar 34 urdhër arreste, të shtrira në kohë.

Ky grup kriminal ishte i përbërë nga shqiptarë, afganë, egjiptianë dhe shtetas nga Burkina Faso. Të arrestuarit më të fundit janë dy kushërinjtë shqiptarë, Neri dhe Redon Shametaj, 21 dhe 22 – vjeç, të cilët pak ditë më parë, tentuan që në një furgon të transportonin 41 emigrantë afrikanë, të moshës 20 – 30 vjeç, në kushte çnjerëzore. Ata u gjetën në pjesën e pasme të furgonit, të ngjeshur njëri pas tjetrit dhe me dyer të mbyllura me dry.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, dyshja shqiptare rrezikon nga 5 deri në 15 vite heqje lirie.

Fillimisht mësohet se policia arrestoi 21 – vjeçarin Neri Shametaj, pasagjer, ndërsa të premten e shkuar u bë e mundur edhe kapja e Redon Shametaj, i cili kishte arritur të arratisej natën që autoritet gjetën furgonin e mbushur me refugjatë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat