Përfshihet nga zjarri një lokal në Pejë

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një lokal në Pejë

Më: 30 janar 2017 Në ora: 12:15
Ilustrim

Një lokal në Pejë është përfshirë nga zjarri, dy ditë më parë ka njoftuar policia.

Viktima mashkull ka raportuar se në një lokal ka shpërthyer një zjarr në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

Viktima dyshon se zjarri ka shpërthyer nga oxhaku me ç’rast disa motoçikleta dhe biçikleta janë dëmtuar në tërësi, ndërsa vlera e dëmit të shkaktuar nuk dihet.

Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat