Grabitje me armë në Tiranë

Kronikë e zezë

Grabitje me armë në Tiranë

Më: 30 janar 2017 Në ora: 09:41
Ilustrim

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në një fabrikë në Vorë. 

Policia e Tiranës ka njoftuar se grabitja është bërë nga persona me maska dhe të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:20, në rrugën dytësore Vorë - Tiranë, tek një Fabrikë Sheqeri, 3 persona të paidentifikuar, me maska dhe të dyshuar të armatosur, kanë hyrë nga muri i pasëm i fabrikës, ku kanë lidhur rojën dhe u kanë marrë celularët, më pas kanë hapur me forcë kasafortën ku kanë marrë 140.000 Lekë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat