Aksident me vdekje në Tiranë

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Tiranë

Më: 30 janar 2017 Në ora: 07:37
Ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan në Bërzhitë, ku një automjet përplasi dy persona.

Mësohet se makina goditi një grua bashkë me fëmijën e saj ndërkohë që ishin duke kaluar rrugën.

Fatkeqësisht fëmija humbi jetën si pasojë e përplasjes së fortë, ndërsa e ëma është dërguar në Spitalin e Traumës. Ajo është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin me vdekje është shoqëruar në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat