Drogë e para false në lokale nata, shoqërohen 10 balerina e 2 në pranga

Kronikë e zezë

Drogë e para false në lokale nata, shoqërohen 10 balerina e 2 në pranga

Më: 29 janar 2017 Në ora: 14:32
Ilustrim

Policia e Durrësit ka vijuar mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, zbatimin e planit të masave, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Bëhet e ditur se në kuadër të masave të ndërmarra janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe është ushtruar kontroll territori në qendër dhe zonat periferike të qytetit.

“Janë kontrolluar 7 lokale nate, kryesisht tallava. Janë shoqëruar 10 balerina dhe 12 shtetas të tjerë për verifikim”, thuhet në njoftimin për shtyp..

Specialistët për Narkotikët filluan procedimin penal më gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve:

-L. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

- D. V., 24 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge";

-B. K., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge".

Procedimi penal ndaj shtetasve të mësipërm filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e natës, në pronësi të shtetasit D. V., dhe kamerier shtetasi B. K., u gjet dhe sekuestrua (në një pjatë), në cilësinë e provës materiale: një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Policia ka deklaruar se në lidhje me ngjarjen e mësipërme u shoqëruan 7 shtetas për verifikim dhe pas veprimeve hetimore të kryera, u ngarkuan me përgjegjësi penale 3 shtetasit e lartpërmendur.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ermir Paci, 18 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave". Gjatë kontrollit personal iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të masave të mësipërme, respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimin e mjetit jo në gjendje të dehur dhe vendosjen e rripit të sigurimit arrestuan në flagrancë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, në masën 1.00 mg/litër shtetasin:

-Erenato Nazeraj, 38 vjeç, banues në Fier. Ndërkohë policia ka njoftuar se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, ku nuk do të ketë tolerime për asnjë individ që nuk respekton ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat