Panik në urbanët e Tiranës, gruas i vjedhin celularin

Kronikë e zezë

Panik në urbanët e Tiranës, gruas i vjedhin celularin

Më: 27 janar 2017 Në ora: 15:51
Pamje nga autobusi ku iu vodh telefoni

Vjedhja e një celulari në autobusin e linjës urbane të “Unazës” në Tiranë është kthyer në një makth për pasagjerët.

Të bërtiturat e një gruaje se i  kishin marrë telefonin nga dora detyroi shoferin e autobusit të mos hapte dyert.

Për pasojë qytetarët janë kushtëzuar të presin  për rreth 20 minuta brenda në autobus bashkë me hajdutin deri në mbërritjen e policisë.

Nëpërmjet kësaj video të dërguar nga një qytetar në redaksinë e tvklan.al në rubrikën “Kallëzo”,  tregohet situata dhe paniku i shkaktuar në brendësi të autobusit , ku pasagjerët ankoheshin se po rrezikonin të humbnin punën nga pritja e gjatë apo disa të tjerë të gatshëm për të gjetur dhe rrahur autorin.

Faturino : Mos u mërzisni, do rregullohet, qetësohuni!

Qytetari 1: Hape derën, kemi për të shkuar në punë, se do ti. Le ta ruante telefonin.

Qytetarja 2: Sa është numri i policisë, (pyet faturinon)

Qytetarja 3: Le të vijë dikush të na kontrollojë, mua ma vodhën telefoni në xhep të pantallonave për Vitin e Ri.

Qytetarja 4: O zotëri na kontrolloni ne dhe të dalim, pasi kam punë në orën 8:00, më jep ti përgjegjësi për punën, ose zonja që i ka humbur, çfarë të bëj unë tani, do flasësh me pronarin në telefon, t’ia shpjegosh.

Faturino: Goce më lër rehat.

Qytetar 5: A të shkojmë ta rrahim (shoferin)

E gjithë ngjarja është zhvilluar  në Blv: “ Gjergj Fishta” , pranë Parkut Rinia nga ora 07:50 deri në orën 08 : 10  të mëngjesit.

Por pas ardhjes së policisë e cila filloi të zbriste qytetarët në mënyrë të kontrolluar , denoncuesja konstatoi telefonin e saj të hedhur në një cep të autobusit.

Sipas të dhënave nga vendgjarja mendohet se autori nga frika se mund të kapej nga uniformat blu ka hedhur telefonin për të humbur gjurmët.

Bëhet me dije se zonjës i është marrë një deklarim në ambjentet e komisariati numër 3 ndërsa autori i vjedhjes së mbetur në tentativë nuk është arritur të kapet .

Shumë qytetarë gjatë muajve të fundit kanë denoncuar në polici vjedhjet e sendeve të ndryshme në linjën urbane të “Unazës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat