Tentim vrasje në Pejë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Pejë, arrestohet një person

Më: 27 janar 2017 Në ora: 11:02
Ilustrim

Në Pejë mbrëmë është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme është fjalosur dhe më pas ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal Pejë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja të cal.7.62, ndërsa tek i dyshuari një revole M 57 që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe një karikator të zbrazët.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat