Plagosen tre meshkuj në një restorant në Ferizaj

Kronikë e zezë

Plagosen tre meshkuj në një restorant në Ferizaj

Më: 26 janar 2017 Në ora: 10:42
Ilustrim

Policia ka njoftuar se dje në fshatin Dardani të Ferizajt, pas një zënke ndërmjet disa personave njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri me ç’rast kanë mbetur tre persona të plagosur.

“Fshati Dardani, Ferizaj 25.01.2017-04:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i cili pas një zënke në një restorant ka shtënë me armë zjarri, me ç’rast janë plagosur tre meshkuj K-shqiptarë. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor dhe mbeten për shërim të mëtutjeshëm. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat