I kërkoi seks, shitësja s’pranoi, pronari i butikut tenton ta përdhunojë

Kronikë e zezë

I kërkoi seks, shitësja s’pranoi, pronari i butikut tenton ta përdhunojë

Më: 25 janar 2017 Në ora: 00:44
ilustrim

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar shtetasin shtetasi Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytezim prostitucioni. Mësohet se ai është pronari i butikut ku vajza e dhunuar punonte si shitëse. Burime për BalkanWeb thanë se ka qenë vetë shitësja me inicialet K.Z., rreth 30 vjeç që ka denoncuar në polici rastin, duke thënë se pronari Besim Lami i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale dhe pasi ajo nuk kishte pranuar kishte tentuar ta përdhunonte.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 tek butiku ku punonte vajza në pronësi të dhunuesit të saj tek “Rruga e Elbasanit” në Tiranë. Menjëherë pas denoncimit policia ka arrestuar pronarin 39­vjeçar, Besim Lami. Njoftimi i policisë Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar shtetasin shtetasi Besim Lami, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytezim prostitucioni.

“Ky shtetas më datë 22.01.2017, rreth orës 21:30, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se ka dhunuar fizikisht për të kryer mardhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetesen K. Z., banuese në Tiranë”­ njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat