Aksident i frikshëm në Milot, burrë e grua në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident i frikshëm në Milot, burrë e grua në gjendje të rëndë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:17
Pamje nga video

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin Lezhë-Laç, duke lënë të plagosur rëndë një burrë dhe një grua.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Milotit ndërsa dy të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.   

Polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa ende nuk ka një pistë se përse automjeti u përmbys. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat