Nuk i paguanin qiranë, i moshuari italian qëllon me armë zjarri shqiptarët

Kronikë e zezë

Nuk i paguanin qiranë, i moshuari italian qëllon me armë zjarri shqiptarët

Më: 22 janar 2017 Në ora: 10:49
ilustrim

“Nuk duroja dot më, më falni, e humba toruan”. Këto janë fjalët e 73-­vjeçarit Marino Tripodi nga Sanremo, i cili gjendet në qeli në Imperia, ku do të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve.

Dje pasdite, Tripodi shtiu disa herë me pistoletë kundër dy vëllezërve shqiptarë, qiraxhinj të tij, duke plagosur në krah njërin, 35­vjeçarin Mario Boçi, i cili më pas ia mbathi me makinën e tij, një Renault Twingo. Do t’i duhen njëzet ditë për t’u shëruar. Vëllai tjetër është Altin Boçi, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në lagjen San Lorenzo, raporton Shqiptarja.com.

Tripodi, i arrestuar tashmë, nuk kishte leje për mbajtjen e armës dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes së mbetur në tentativë. Nga të dhënat e para, del se dy vëllezërit shqiptarë kishin marrë me qira, në të zezë, apartamentin dhe prej muajsh nuk e kishin paguar të zotin. Grindja për qiranë e papaguar degjeneroi në të shtëna me armë dhe plagosjen e njërit prej vëllezërve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat