Shpërthim bombe pranë ambasadës së Italisë në Tripoli

Kronikë e zezë

Shpërthim bombe pranë ambasadës së Italisë në Tripoli

Më: 21 janar 2017 Në ora: 23:35
Ilustrim

Një makinë e mbushur me lëndë eksplozive ka shpërthyer në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, pranë ambasadës italiane, në lagjen Dahra. 

Nga shpërthimi kanë mbetur të vrarë dy personat që ishin në makinë. Sipas burimeve diplomatike, nuk ka pasur dëmtime në  ambasadën e Italisë. 

Për momentin nuk është ende e qartë se cili ishte objektivi i atentatit, por sipas disa burimeve lokale, ndër to edhe Libya Observer, sulmi kishte për objektiv pikërisht ambasadën italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat