U dogj në ashensor/Për ku ishte nisur Drilona dhe ç’kishte bërë pak më parë?

Kronikë e zezë

U dogj në ashensor/Për ku ishte nisur Drilona dhe ç’kishte bërë pak më parë?

Më: 21 janar 2017 Në ora: 09:08
Drilona Durici

Drilona Durici (Trefikçiu) është 30-vjeçarja, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme, pasi u dogj brenda në ashensor, në një nga pallatet që ndodhen në zonën e Freskut, tek “Thesari” në Tiranë.

Drilona ishte duke zbritur nga kati i katërt kur ashensori nisi të marrë flakë dhe pavarësisht kërkesës së saj për ndihmë e mundimeve të banorëve të zonës, gruaja nuk mundi të shpëtonte, për shkak se dera e ashensorit krijoi vështirësi për t’u hapur.

Dëshmitarët thanë se kishin dëgjuar thirrjet për ndihmë të 30-vjeçares dhe kanë nxituar ta ndihmojnë, para dhe pasi kanë shkuar zjarrfikësit në vendngjarje, por hapja e derës së ashensorit ka qenë e pamundur.

Image

Mësohet se viktima, Drilona Duriçi, kishte dalë në mëngjes për të çuar djalin në shkollë dhe ishte kthyer më pas në shtëpi, bashkë me ushqimet që kishte blerë, shkruan “Panorama”.

Ndërsa në momentin që ndodhi ngjarja, ajo po zbriste që t’i dërgonte djalit diçka për të ngrënë, pasi do të dilte në pushimin e gjatë. Por ky ka qenë edhe momenti tragjik, pasi ajo është bllokuar në ashensorin që ka marrë flakë.

Banorët flasin për luhatje tensioni mëngjesin e djeshëm në pallat. Ndërsa burimet thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike në paketën që furnizon me energji ashensorin. Zjarri është përhapur me shpejtësi, i ndihmuar nga vajrat lubrifikantë të depozitës së ashensorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat