Policia konfiskon rreth 5 mijë kg duhan në Ferizaj

Kronikë e zezë

Policia konfiskon rreth 5 mijë kg duhan në Ferizaj

Më: 20 janar 2017 Në ora: 11:19
Ilustrim

Në fshatin Dardani të Ferizajt janë konfiskuar 3000 – 5000 kilogramë duhan të papërpunuar, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se me këtë rast ka vazhduar të merren njësitë e Doganës së Kosovës.

Nuk raportohet për të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat