Vrasja e 22- vjeçarit në Vlorë, vëllai merr autorësinë e krimit

Kronikë e zezë

Vrasja e 22- vjeçarit në Vlorë, vëllai merr autorësinë e krimit

Më: 19 janar 2017 Në ora: 11:31
Ilustrim

Vrasja e së martës në qytetin e Vlorës, ku një 22- vjeçar gjeti vdekjen si pasojë e plagëve të marra me thikë, tashmë ka një përgjegjës. Vetëm disa orë pas ngjarjes policia shoqëroi në komisariat dy vëllezërit Klevis dhe Novruz Merko, por ditën e sotme ky i fundit ka pranuar krimin. Mësohet se Novruzi ka pranuar krimin dhe është shprehur se ka qenë ai që ka qëlluar me thikë 22-vjeçarin Armando Rrapaj.

Mësohet se shkaku i sherrit  ka qenë një zënkë brenda familjes pasi mes palëve ka lidhje krushqie. Vëllezërit Merkaj janë martuar me dy kushërirat e viktimës dhe sipas policisë, kjo dyshohet të jetë edhe zanafilla e konfliktit.

Fillimisht mes të rinjve ka pasur debat me fjalë fyese dhe më pas Novruzi ka goditur me thikë në zemër Rrapajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat