Zbardhet vrasja- Vëllezërit nuk donin të dashurin e vajzës së njerkut, i vrasin kushëririn

Kronikë e zezë

Zbardhet vrasja- Vëllezërit nuk donin të dashurin e vajzës së njerkut, i vrasin kushëririn

Më: 17 janar 2017 Në ora: 18:08
ilustrim

Një lidhje dashurie duket se ka qenë molla e sherrit që i mori jetën 32-vjeçarit, Armando Rrapaj në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se dy vëllezërit Klevis Merkaj dhe Novruz Merkaj kundërshtonin lidhjen e dashurisë së vajzës së njerkut të tyre me kushëririn e viktimës që aktualisht gjendet në burg.

(Sqarim:Mamaja e dy vëllezërve është martuar me një shtetas i cili kishte një vajzë nga martesa e tij e parë).

Armando Rrapaj u qëllua me thikë rreth orës 13:45 pas një sherri në lagjen “Partizani” të Vlorës. Ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia identifikoi si autorë të plagosjes vëllezërit Klevis Merkaj dhe Novruz Merkaj.

Fillimisht blutë bënë të mundur arrestimin e Klevisit dhe pak orë më vonë përfundoi në pranga dhe Novruzi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat