Qëllohet me thikë në zemër një i ri në Vlorë

Kronikë e zezë

Qëllohet me thikë në zemër një i ri në Vlorë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:44
Ilustrim

Një person është në gjendje të rëndë pasi është qëlluar me thikë në zemër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku janë përleshur 3 persona.

Sipas policisë plagosja e 23-vjeçarit ka ndodhur në lagjen “Partizani”, të qytetit bregdetar. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia thotë se ka ndaluar një person të dyshuar për këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat