Pritë e armatosur në mes të Skelës, vdes në makinë 64-vjeçari

Kronikë e zezë

Pritë e armatosur në mes të Skelës, vdes në makinë 64-vjeçari

Më: 15 janar 2017 Në ora: 18:52
Ilustrim

Një personi i është bërë atentat në qytetin e Vlorës ku fatkeqësisht shënjestra e autorëve ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia për Express, atentati ka ndodhur në zonën e Skelës, ku 64-vjeçarit J.Tore i është bërë pritë nga persona të armatosur, ende të paidentifikuar nga policia. 

Tore është qëlluar me armë teksa drejtonte makinën e tij, tip Benz me targë  AA 606 LD.

Ai ka ndërruar jetë dhe trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ndërsa policia kas nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e atentatit. 

Postblloqe të shumta janë ngritur në qytet, për të bërë të mundur kapjen e autorëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat