Plagosje me armë në zonën e ish-Bllokut

Kronikë e zezë

Plagosje me armë në zonën e ish-Bllokut

Më: 14 janar 2017 Në ora: 11:50
Ilustrim

Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35 minuta të ditës së sotme. Personi i plagosur është shtetasi A. A., 31 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat