Një i moshuar është raportuar i humbur nga të afërmit e tij në rrethin e Shkodrës. Shtetasi Filip Shllaku, 70 vjeç, rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme.
Ai ka shkuar për të marrë ujë për bagëtitë në lumin Buna, por nuk është kthyer më.
Dyshohet se burri ka përfunduar në ujërat e lumit. 70 vjeçari jetonte vetëm në banesë, pasi pjesëtarët e tjerë të familjes ndodhen jashtë vendit.