Akuzuan vëllaun për përdhunimin e motrës, policia: Vajza nuk ishte e zhvirgjëruar

Kronikë e zezë

Akuzuan vëllaun për përdhunimin e motrës, policia: Vajza nuk ishte e zhvirgjëruar

Më: 10 janar 2017 Në ora: 20:08
Policia

Policia ka reaguar për ngjarjen e rëndë të raportuar sot ne Rrogozhinë, ku një djalë thuhej se dhunoi familjarët e tij dhe madje u akuzua nga e motra se kishte abuzuar seksualisht më të.

Kështu sipas policisë, i arrestuari Agim D. nuk ka kryer marredhenie seksuale me të motren.

Ky është përfundimi i ekspërtises mjekoligjore sipas policisë. Megjithatë, Agim D. do mbetet prapa hekurave për dhunë në familje.

REAGIMI I POLICISE

Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij. Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat