Policia zë hajnat, ekspozon sendet e vjedhura

Kronikë e zezë

Policia zë hajnat, ekspozon sendet e vjedhura

Më: 10 janar 2017 Në ora: 13:54
Gjësendet e vjedhura të cilat i ka gjetur Policia pas kapjes së dy hajnave

Policia e Mitrovicës ka thënë se në mbajtje janë të dyshuarit E.I. dhe T.I. Vlera e gjësendeve të vjedhura nga ta e të gjetura nga Policia është rreth 12,000 euro.

Dy persona janë arrestuar pas një operacioni policor të Mitrovisës, ku në fokus kanë qenë veprat penale – vjedhje të rënda.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i këtij stacioni, Avni Zahiti, ka thënë se hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë një grup që është marrë me vjedhje të rënda, kryesisht elementeve brenda shtëpisë.

Me këtë rast, janë prezantuar sendet e vjedhura që janë gjetur nga Policia: 10 televizorë, një nxehëse, një lavatriçe dhe 6 mjete të tjera të ndryshme.

Në mbajtje janë të dyshuarit E.I. (24-vjeç) dhe T.I. (27-vjeç).

Në këtë konferencë komandanti i stacionit të Jugut të Mitrovicës, Ahmet Gjosha, ka thënë se vlera e përafërt e mjeteve që i kanë gjetur është rreth 12.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat