Shqiptari i dehur qëllon dhe plagos dy persona

Kronikë e zezë

Shqiptari i dehur qëllon dhe plagos dy persona

Më: 10 janar 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Një emigrant shqiptar në Itali ka plagosur dy shtetas marokenë, pas një sherri për arsye banale. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në sheshin Gramsci në Castelfiorentino, ku pas një grindjeje, shqiptari ka qëlluar me armë dy marokenët, duke i lënë të plagosur, njërin në bark dhe tjetrin në kofsh.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari tashmë i shpallur në kërkim nga policia, mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq në Empoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat