Tentoi të kalojë drogë duke u hequr si shtatzënë, kapet shqiptarja

Kronikë e zezë

Tentoi të kalojë drogë duke u hequr si shtatzënë, kapet shqiptarja

Më: 9 janar 2017 Në ora: 23:22
Ilustrim

Policia e Italisë ka arritur të zbulojë mashtrimin e një gruaje shqiptare, e cila donte të kalonte drogë nga Shqipëria për në Napoli, ku edhe banonte. Sapo zbarkoi nga trageti, “shtatzëna” është ndaluar, së bashku me djalin e saj 3 vjeç.

Gruaja nisi të sillej në mënyrë të çuditshme dhe kjo ishte arsyeja se përse forcat blu vendosën që ta kontrollojnë atë. Autoritetet e vendit fqinj i gjetën gruas një veshje të posaçme për gratë shtatzëna, ku mbante në fakt të fshehura 700 gramë heroinë, mbështjellë me letër celofan. Shqiptarja u zbulua nga qeni i policisë. Ajo ndodhet për momentin në “arrest shtëpie”, kurse identiteti i saj nuk është bërë me dije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat