Politikani italian vrau shqiptarin, e motra kërkon 200.000 euro dëmshpërblim

Kronikë e zezë

Politikani italian vrau shqiptarin, e motra kërkon 200.000 euro dëmshpërblim

Më: 9 janar 2017 Në ora: 16:50
Ilustrim

Për vrasjen e vëllait të saj, i vrarë gjatë një tentative vjedhjeje në vilën e Michelangelo Rizzi në Castelnuovo del Garda në vitin 2006, shqiptarja Gentjana Kaja kërkon 200.000 mijë euro dëmshpërblim.

Gentjana, është motra e Dritan Osmanit, që u vra nga Rizzi, sipërmarrës, dhe ish-këshilltar për partitë “Lega Nord” në Castelnuovo.

Natën e 27 Janarit 2006, Rizzi, pasi ndjeu disa zhurma që vinin nga jashtë vilës ku jetonte, zbriti në katin e parë dhe morri një pistoletë tip “HechlerKoch”, që e kishte me leje. Ai stërvitej shpesh në poligon.

Në banesë ishte Rizzi dhe gruaja e tij. Pasi pa dikë që përpiqej të hynte në banesën e tij, sipas dëshmisë së italianit, ai i thirri që të largohej dhe se ishte i armatosur. Por, shqiptari nuk u largua dhe kështu Rizzi qëlloi drejt tij me pistoletë duke e lënë të vdekur 23-vjeçarin shqiptar.

Dy vite më vonë, italiani u dënua me dy vite burgim për vrasje duke tejkaluar limitet e mbrojtjes së ligjshme, por u fal nga amnistia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat