Historia e laçianes: Do vetëvritem, më ka ardhur në majë të hundës jeta me burrin tim

Kronikë e zezë

Historia e laçianes: Do vetëvritem, më ka ardhur në majë të hundës jeta me burrin tim

Më: 7 janar 2017 Në ora: 19:58
ilustrim

Një 45-vjeçare nga Laçi ka rrëfyer pranë redaksisë së JOQ historinë e saj të dhimbshme. 30 vjet martesë, 30 vjet të jetuara si në ferr! U martua krejt e re me dashuri, por bashkëshorti i saj ia nxiu jetën, asaj dhe dy vajzave.

Gruaja që tashmë është e lodhur me atë që ka jetuar, shkruan se po mendon të bëjë vetëvrasje, pasi e quan “turp” ndarjen pas kaq viteve martesë.

Kjo është historia e saj e dhimbshme:

Jam një nënë e tre fëmijëve, kam 30 vjet martesë me burrin tim që sot jeta ime po shkon në durimin e fundit, ndoshta dhe vetëvrasje nga pakënaqësia me burrin tim në jetë. Unë u martova 16 vjeçe me dashuri, ku 18 vjeçe u bëra nënë e një vajze, jeta ime filloi me varfërinë në atë familje ku shumë herë mendoja që gjithçka ishte varfëria, por jo nuk ishte ajo, ishte mungesa e dashurisë ndaj meje nga burri im. Ai vazhdoi jetën duke mos punuar kurrë, duke më mësuar me frikën që unë gjithë jetën u edukova me frikë duke menduar se do më vrasi, bëra durim kur u rritën fëmijët pak dhe mbaruan shkollën, klasën e 8 e madhja dhe i doli bursa për mësuese në Elbasan.

Mua m’u desh të merrja akoma përgjegjësi për gocën që ajo të mbaronte shkollën dhe unë të ikja në Greqi me këmbë malesh me dy fëmijët e tjerë dhe burrin, Zoti na prini mbarë dhe ikëm, por burri nuk e la jetën të vazhdonte bukur, por më hoqi vajzën nga shkolla dhe e solli në Greqi, më prishi ëndrrat e vajzës, ku vajza ime 14 vjeçe duhej të punonte me mua nëpër sera.

Jeta e saj u mbyll nga zënkat e forta me burrin tim, arriti vajza njohu një djalë ku sot ka dy vajza, por kurrë s’e deshi vetëm që të shpëtonte nga babai. Vajza tjetër po rritej dhe të njëjtën gjë bëri dhe me tjetrën dhe kjo u martua, njohu një djalë që nuk e deshi kurrë vetëm të ikte nga shpia.

Djali është më i vogël, nuk e kam ven përballë babait të vet, gjithmonë kam punuar dhe mbaj një ekuilibër përballë fëmijëve që fëmijët mos të kuptojnë se mami ka diçka që nuk shkon me babin. Gjithmonë kam mbajtur sekrete ndaj tyre. Kur lindi mbesa ime e parë më thërriste gjyshe, kur un isha vetëm 37 vjeçe. Ai më thoshte: Je plakë tani, unë u ndjeva shumë poshtë me disa shembuj që më thonte, filloi t’më gjuante fëmijët, filloi të nxirrte fëmijët jashtë dhe unë gjithmonë kam qenë Nënë dhe baba për ta.

Ai më merrte lekët që punonim dhe ikte në Shqipëri, më shiti shpinë pa qenë unë, kur shpia ishte në emrin tim ,nuk e di si u shit ,dhe unë fillova mos ta doja fare, fillova ta urreja asnjëherë nuk pyet se ça ka shpia, kush lan qiranë.

Të gjitha m’i la mbi supe ,më then shpirtin, më ka gjunjëzuar shpirtërisht dhe nga turpi nuk di ç’të bëj, kam humbur mitrën nga mërzia nga ai, ditë natë mendoj po humb edhe fëmijët duke mos ju treguar shumë gjëra për jetën.

Unë nga turpi nuk kam marrë guxim të ndahem, më bën presion çdo ditë se unë të zhduk, por unë s’e kam frikë sa turpin me ndare, unë jam në Greqi, kam ardh malit për arsye letrash dhe punoj në një familje greke, ruaj një grua, por çdo natë ditë mendoj për kë po punoj.

SA herë vjen tek unë këtu te puna Ime më thotë do të bi policinë të kapin, jetoj me ankth ,marr çdo ditë kokrra qetësuese nga mërzia ,nuk e di Kush hallin tim, kam arrit në një pikë të bëj vetëvrasje dhe të mbarojnë hallet mia, apo të marr guximin të ndahem?

Kam frikë turpin më shumë se vdekjen, ju lutem dua të më jepni komente familjare pa mbajtur krah, Dua mendim të mbash 30 vjet burrin pà punuar a ia vlen të rrisësh Tre fëmijë vetëm a është e vështirë? Më ndihmoni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat