Humb jetën një person në Fabrikën “Jaha Company”

Kronikë e zezë

Humb jetën një person në Fabrikën “Jaha Company”

Më: 7 janar 2017 Në ora: 17:08
ilustrim

Një punëtor i moshës 49 vjeçare, ka humbur jetën sot në Fabrikën e Përpunimit të Perimeve dhe Pemëve “Jaha Company”, në qytetin e Podujevës.

“Sot rreth orës 9:45, stacionit i Policisë së Kosovës, në regjionin e Podujevës, është njoftuar për një rast në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, saktësisht  në ‘Jaha Company’. Së bashku me emergjencën kanë mbërri në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një njeri mashkull, rreth 49 vjet, i cili ka qenë pa ndjenja. Me këtë rast, mjeku i emergjencës e ka informuar për vdekjen e tij”, tha Çitaku

Në vend të ngjarjes kanë dal policia, inspektoret e punës dhe prokurori. Me urdhër të prokurorit është hap rasti si vdekje e dyshuar dhe trupi i viktimës është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Kurse sipas katër dëshmitarëve, viktima është gjetur në mes të traktorit dhe rimorkios, pa u dhënë detaje tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat