I ftohti i merr jetën të pastrehut në Durrës, gjendet i ngrirë nga kalimtarët

Kronikë e zezë

I ftohti i merr jetën të pastrehut në Durrës, gjendet i ngrirë nga kalimtarët

Më: 7 janar 2017 Në ora: 16:34
ilustrim

Një i pastrehë është gjetur i ngrirë në qytetin e Durrësit si pasojë e temperaturave tepër të ulta. Ishin banorët e lagjes 17  ata që dhanë alarmin për vdekjen e tij.

Qytetari endacak ishte i njohur në qytet me emrin Beni dhe strehohej ku të mundte.

Mësohet se ky shtetas vuante prej kohësh nga çrregullimet mendore dhe ishte përdorues i rregullt i pijeve alkolike.

Policia e Durrësit e ka shoqëruar disa herë në komisariat dhe pasi është mbajtur për kohë të shkurtra është lënë përsëri i lirë.

Në rrjetet sociale ka reaguar një numër i madh qytetarësh të cilët kanë shprehur keqardhjen e tyre.

Trupi i pajetë i tij është transportuar në morgun e Durrësit për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore e cila do të përcaktojë përfundimisht shkaqet e vdekjes së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat