“Do të vras nëse nuk del vetë të prostituosh”, ukrainasja çon shqiptarin në pranga

Kronikë e zezë

“Do të vras nëse nuk del vetë të prostituosh”, ukrainasja çon shqiptarin në pranga

Më: 6 janar 2017 Në ora: 21:35
ilustrim

Një 24 vjeçare nga Ukraina, e cila detyrohej të punonte si prostitutë ka denoncuar një shqiptar pavarësisht kërcënimeve të këtij të fundit dhe dhunën fizike prej muajsh.

Sipas mediave italiane 24-vjeçarja shkoi në Itali me pritshmëri të tjera, por në fakt përfundoi buzë trotuarit në zonën e Boscofangone. Shqiptari i quajtur Ardian Doda, 27 vjeçe e detyroi atë që të punonte si prostitutë për llogari të tij. 

Por, vajza iu drejtua policisë pas një akti dhune. Ajo u dha karabinierëve emrin e shqiptarit që ishte dhe tutori i saj. Pas denoncimit ai u kap në Rumani, ku ishte larguar për t’iu fshehur policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat