35-vjeçarja bën "selfie" në shtëpi dhe i poston në Facebook, por e gjen belaja me të riun

Kronikë e zezë

35-vjeçarja bën "selfie" në shtëpi dhe i poston në Facebook, por e gjen belaja me të riun

Më: 6 janar 2017 Në ora: 18:09
ilustrim

Një i ri ka torturuar psikologjikisht një grua nga Vlora duke i kërkuar para që të mos i shpërndante në Facebook fotot e saj.

Alfred Sahitaj, 26 vjeç, me banim në Tiranë, është arrestuar nga Policia e Vlorës. Sipas hetimeve, ky person i kishte vjedhur të dëmtuarës disa foto nga profili i saj në “Facebook” dhe më pas e ka kërcënuar atë me publikimin e tyre. Disa prej fotove mësohet se kanë qenë imazhe “selfie” që 35-vjeçarja ia kishte bërë vetes me telefon në ambientet e shtëpisë.

“Më jep para, ndryshe fotografitë e tua do të përfundojnë në "Facebook”, kanë qenë këto fjalët që përdorte i riu ndaj gruas me iniciale E.G., banuese në Vlorë.

Denoncimi në Policinë e Vlorës nga e dëmtuara është bërë në datën 9 shtator 2016 dhe pas padisë ka nisur hetimi në lidhje me ngjarjen, ndërkohë disa ditë pas kallëzimit penal, është organizuar puna dhe është ndaluar Alfred Sahitaj, 26 vjeç, banues në Tiranë, shkruan Panorama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat